Tifozat Kuq e Zi kanë një lutje për Lorik Canën

Tifozët e Kombëtares së Shqipërisë, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë publikuar një letër për legjendën, Lorik Cana. Federata e Futbollit të Shqipërisë publikoi lajmin se më 9 tetor do...

Tifozët e Kombëtares së Shqipërisë, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë publikuar një letër për legjendën, Lorik Cana.

Federata e Futbollit të Shqipërisë publikoi lajmin se më 9 tetor do të organizohet ceremonia lamtumirës për Lorikun, në ndeshjen Shqipëri – Itali.

“TKZ” ka falënderuar Canën për mundin dhe djersën që bëri për fanellën kuqezi, por ka kërkuar nga ai që ta shty datën e ceremonisë falënderuese.

Krejt kjo për shkak se tifozët ka kohë që nuk janë të pranishëm në stadium duke përkrahur Kombëtaren, për shkak të sjelljeve të Policisë së Shqipërisë.

“Si TKZ, si njerëz që të kemi ndjekur kudo, jo vetëm me ekipin kombëtar, kërkojmë nga ju që të shtyjeni për një kohë tjetër ceremoninë e lamtumirës. Kjo për faktin se nuk mund të pajtohemi se nuk do të jemi në stadium për të përshëndetur edhe për të thërritur emrin tënd fortë, si përherë”, shkruhet në një pjesë të letrës publikuar nga tifozët.

Mbetët të shihet vendimi i Lorikut dhe Tifozëve, pasi do të ishte shumë “katastrofë” nëse në këtë mbrëmje nuk do të ishin prezent “TKZ-ja”.

Temat
Sport

Të afërta