Ky ishte sekreti më i madh i Enver Hoxhës, për të cilin jetoi gjithmonë me frikë

Enver Hoxha kishte një të fshehtë shumë të madhe, që gjithmonë ka jetuar me frikën që po zbulohet, dhe ajo ishte lidhja me motrën e Mbretit Zog, Princeshën Mexhide....

Enver Hoxha kishte një të fshehtë shumë të madhe, që gjithmonë ka jetuar me frikën që po zbulohet, dhe ajo ishte lidhja me motrën e Mbretit Zog, Princeshën Mexhide.

Ata të dy ishin njoftuar gjatë kohës kur Enver Hoxha ishe mësues në Korçë, dhe më vonë e zyrtarizuan lidhjen mes familjesh, kur edhe Mbreti Zog ishte pajtuar që ata të dy të martoheshin, ku kishin vendosur të fejoheshin në pranverën e vitit 1939, shkruan Gazeta Metro

Mirëpo, pas konfliktit të Shqipërisë me Italinë, familja mbretërore u largua nga Shqipëria për në Greqi, dhe Hoxha me Mexhiden u ndanë, edhe pse kjo e fundit i kishte kërkuar atij të shkonte me ta, dhe iu bashkuar atyre, por deri në fund, pasi familja mbretërore e kishte tradhtuar atë. . Enver Hoxha ndërroi mendje kur pa se ata nuk po shkonin në Selanik ku do t’ i merrte një anije britanike që do t’ i çonte në Londër, siç ishte thënë kur u nisën, por po shkonin në Stamboll.

Kështu që, pasi mori një sasi të mirë parash nga Princesha e tij, u kthye në Shqipëri. Enver Hoxha dhe Princesha Maxhide nuk u panë më kurrë, ose së paku nuk u takuan.

Por Princesha Maxhide do të vazhdonte që ta torturonte Enver Hoxhën deri në vdekje, në mënyrën e saj. Që prej vitit 1939 e deri sa vdiq rreth gjysmë shekulli më pas, Enver Hoxha do të jetonte me frikën e zbulimit të letërkëmbimit të tij me motrën e Zogut, që do ta shkatërronte politikisht atë.
Gjetja dhe zhdukja e letrave të shumta që ai i kishte dërguar Princeshës Maxhide u bë obsesioni i jetës së tij. Letrat sigurisht që i ruante princesha e cila jetonte në mërgim pranë të vëllait.
Enver Hoxha pas vdekjes së Princeshës Mexhide, i ka dërguar vazhdimisht lule te varri.

Temat
LajmeRajon

Të afërta