Fassone dëshpëron tifozët e Milanit

CEO i Milani, Marco Fassone insiston se qëllimi kryesor i Milanit këtë sezon është top katër e Serie A

Fassone insiston se ata asnjëherë nuk kanë thënë se me këtë skuadër mund ta fitojnë titullin, pasi qëllimi i tyre është kthimi në Ligën e Kampionëve.

Italiani thotë se skuadra është duke u ndërtuar dhe kërkon kohë për të arritur rezultatet e dëshiruara.

“Ne jemi skuadër në ndërtim. Objektivi ynë nuk ndryshon dhe me lojtarët që kemi duhet të garojmë për top katër, që na mundëson kthimin në Ligën e Kampionëve”, tha Fassone për Corriere dello Sport.

“Ky është qëllimi ynë, gjithnjë e kemi thënë. Ndeshjet si ajo ndaj Lazios na ndihmojnë të nisim nga fillimi dhe kështu duhet të bëjmë të enjten në Europa League”.

Temat
BotëSport

Të afërta