Hashim Thaçi lartëson figurën e Bajram Rexhepit: Ishte mjeku i parë i UÇK-së

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në ceremoninë komemorative për nder të Bajram Rexhepit ka thënë se në karrierën e tij politike tredekadëshe, Bajram Rexhepi, ishte ndër personalitetet emblematike me virtyte të rralla në rrugën e realizimit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Dr. Bajram Rexhepi ishte mjeku i parë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me angazhime të larta shtetërore, ai ishte aty ku e kërkonte vendi, në Mitrovicë, në Bruksel, por edhe në Uashington dhe Nju Jork.
Ishte personalitet me integritet të lartë dhe i respektueshëm në nivel nacional. Atë që e mendonte, e thoshte”, shkruan Thaçi.

Ai thotë se me ndarjen e tij të hershme nga jeta, familja humbi njeriun e dashur, ndërsa institucionet e vendit një burrështetas të shquar.
“Ne, bashkëmendimtarët, kolegët dhe miqtë e tij do ta ruajmë përjetë kujtimin për të. Lavdi jetës, veprës dhe emrit të Dr. Bajram Rexhepit”, ka thënë ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta