Fjalimi emocionues i Vanesa Rexhepit për babain (FOTO+VIDEO)

Fëmija i vetëm i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, vajza e tij, Vanesa, në fjalimin e saj në mbledhjen komemorative, ka falënderuar të gjithë qytetarët për ngushëllimet që ia kanë bërë.

Ajo ka thënë se dhimbja nuk është aspak e lehtë mirëpo, që këtë dhimbje do ta përballojnë me virtytet e larta që kishte ai, raporton “Zeri.info”.

Vanesa në emër të familjes Rexhepi ka falënderuar edhe institucionet shtetërore të cilat u përkujdesën edhe për shërimin e tij, por edhe për ceremoninë shtetërore të varrimit.

“Babi im ishte njeri me virtyte të larta të cilat do të përcillen ndër brezni. Ishte njëri i drejtë, i sinqertë dhe me virtyte të larta, të cilat në do t’i mbajmë për t’i përcjell brez pas brezi. Falënderoj institucionet e vendit që bënë ç’është e mundur për trajtimin e babit tim, gjithashtu edhe shtetin turk”, ka thënë vajza e Bajram Rexhepit.

Temat
LajmeVend

Të afërta