Trupi i pajetë i Bajram Rexhepit nesër në mëngjes arrin në Kosovë

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë sot në një prej spitaleve të Turqisë pas një sëmundjeje të rëndë.
Vdekja e tij ka ngjallur reagime të shumta tek personalitetet e rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare.

Arbresh.info është duke qëndruar tek shtëpia e të ndjerit në Suhodoll të Mitrovicës ku ka folur me bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Ylber Durmishi.

Ai ka treguar se trupi i pajetë i Rexhepit do të arrij në Kosovë nesër në mëngjes ndërkohë që varrimi i tij do të bëhet në varrezat e dëshmorëve në fshatin Shipol të Mitrovicës.

Ndërkohë, koha se kur do të bëhet varrimi nuk është specifikuar duke lënë të kuptohet se kjo do të ndodh nesër pasdite.

Temat
LajmeVend

Të afërta