Fjorentina revoltohet keq me ndjekësit: Mos guxoni të…(Foto)

Prej disa ditësh Fjorentina po qëndron larg Olsit duke marrë disa ditë pushime në jug të vendit ku ndodhet së bashku me shoqërinë.
Ditën e sotme ajo u fut në video live ku i tregoi fansave se sot është dita e fundit e pushimeve, por fansat nuk e kishin hallin tek kjo gjë, por te ndarja e saj me Olsin.

Shumë prej komentuesve në videon live ofendonin Olsin, çka detyroi Fjorentinën të lutej që të ndalonin duke shkruar se nuk lejon njeri ta ofendojë Olsin.
“Ju lutem mos e shani Olsin. Nuk lejoj njeri ta ofendojë. Kush e bën do e heq direkt nga insta. Respektoni atë dhe mua ju lutem. S’keni pse ta ofendoni, gjërat e mia i di vetëm unë dhe ai ju lutem. Çdo njeri ndahet ju lutem”, shkroi Fjorentina.

Temat
Showbiz

Të afërta