Tri gjërat që asnjëherë nuk duhet t’ia thoni kamerierit (Foto)

“Konsumatori gjithmonë ka të drejtë” është një shprehje e zakonshme. Por imagjinoni sikurse jeni duke kaluar një ditë të keqe, jeni duke vdekur urie dhe askush nuk po nxiton t’ju shërbejë?

Dëshira juaj e parë është t’i thoni kamerierit atë çfarë vërtet mendoni, por me siguri se frikësoheni që ai do t’jua fusë gishtat në ushqimin tuaj, transmeton Telegrafi.

Duke marrë parasysh këtë, Telegrafi më poshtë ju sjellë disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë të keni një komunikim të mirë me kamerierin, si dhe shërbimi të jetë më i mirë.

“A e ke shefin këtu? E kam mik të mirë…”
Restaurantet shpeshherë pranojnë thirrje nga “miqtë e shefit” për ta rezervuar një tavolinë më të mirë. Por nëse vërtet jeni miq të vërtetë me shefin e një restauranti, pse nuk e keni thirrur atë para se të shkoni në restaurant? Të gjitha përpjekjet për të arritur te shefi përmes kamerierit janë të papranueshme.

“Shërbena ujë” – nëse jeni më shumë se 6 persona në tavolinë

Imagjinoni se një kamerier ofrohet pranë tavolinës, e sheh të mbushur me shtatë persona, dhe dikush thotë se të gjithë doni ujë. Kamerieri vrapon poshtë e lart për t’ju sjellë ujë, ndërsa në fund pesë apo gjashtë persona as që e prekin gotën me ujë.

“Edhe sa duhet të pres për porosinë time”?

Jeni lodhur duke pritur porosinë tuaj dhe e thirrni kamerierin për herë të katërt. Normalisht kjo është e drejta e juaj, por nuk është mirë ta teproni. Është e mundshme se ju kanë harruar, e veçanërisht nëse kamerieri është fillestar, por arsyeja më e mundshme është se kuzhina i ka fajet prandaj kamerieri nuk ka ç’të bëjë!

Temat
Fun

Të afërta