Capital T inspirohet nga reperi i njohur amerikan? (Foto)

Hip hop ylli, Capital T, është mjaft i përfolur për stilin e tij që thuhet se është unik.

Megjithatë, Gazeta Express ka publikuar një seri fotosh që nxjerrin në pah se ai po inspirohet nga reperi Belly.

Edhe Belly edhe Capital T kanë dukje mjaft të ngjashme si në veshje ashtu edhe në syze dhe aksesorë të tjerë. Belly është pjesë e kompanisë Roc Nation që drejtohet nga Jay Z dhe ka origjinë palestineze.

Belly nuk është i njohur në Kosovë, por ka realizuar disa bashkëpunime me emra të njohur në SHBA.

Temat
Showbiz

Të afërta