Del nga shinat treni, ka të lënduar (Foto)

Udhëtarët në Londër janë porositur të shmangin stacionin Waterloo të Londrës gjatë ditës, pasi një tren doli nga shinat në stacion, njofton BBC.

Treni doli nga shinat kur po largohej nga platforma me shpejtësi të ulët në orën 5:40, njoftoi Rrjeti Hekurudhor. Tre persona u kontrolluan nga Shërbimi i Ambulancave të Londrës por asnjeri nuk pati nevojë të shkonte në spital.

Shërbimet e emergjencës, policia, mjekët dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

“South West Train” tha se do ta kufizonte shërbimin në këtë stacion për pjesën tjetër të ditës.

Shumica e trenave që qarkullojnë janë ndaluar të lëvizin, të dalin nga stacioni dhe është paralajmëruar se stacionet e tjera në zonë do të jenë shumë të ngarkuar.

Ky stacion është nga më të ngarkuarit në Britaninë e Madhe me një mesatare prej 270 mijë udhëtarësh në ditë.

Temat
BotëLajme

Të afërta