​Inter kërkon dy yjet e Cityt

Inter ka nevojë për qendërmbrojtësi dhe po shikon mundësin e transferimit të dy lojtarëve të Manchester Cityt, Eliaquim Mangala dhe Nicolas Otamendi

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka vetëm dy qendërmbrojtës, pasi Jeison Murillo është pranë valencias, ndërsa Andrea Ranocchia është i lënduar.

Zgjedhjet e vetme për trajnerin e ri janë Milan Skrinari dhe Miranda.

Por, Tuttosport njofton se Inter është duke shikuar mundësinë e huazimit të dyshes së Manchester Cityt, Eliaquim Mangala dhe Nicolas Otamendi.

Huazimi i francezit është i mundshëm, por Pep Guardiola e dëshiron në skuadrën e tij argjentinasin, Otamendi.

Alternativa tjera të Interit janë edhe Presnel Kimpembe dhe Issa Diop. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta