Xavi: Barcelona duhet ta transferoj këtë lojtar (Foto)

Xavi Hernandez mendon se Barcelona duhet ta transferoj yllin e Nices, Jean Seri Barcelona po mundohet me ngulm që të blejë Philippe Coutinhon (Liverpool) dhe Ousmane Dembeln (Borussia Dortmund)....

Xavi Hernandez mendon se Barcelona duhet ta transferoj yllin e Nices, Jean Seri

Barcelona po mundohet me ngulm që të blejë Philippe Coutinhon (Liverpool) dhe Ousmane Dembeln (Borussia Dortmund).

Por, Xavi Hernandez mendon se Barcelona duhet ta transferoj edhe yllin e Nices, Jean Seri, përcjell Express.

“Më thanë që një lojtari i mirë po quhet “Xavi i Afrikës”, pash disa video të Serit dhe nuk e njihja. Unë u magjepsa, nuk jam mësuar të shoh një talent të tillë në mesfushë”, ka deklaruar Xavi për Eurosport.

“Ai do të luante shumë mirë në Barcelonë! Ai mund të luajë kudo në mes të fushës. Seri është fantastike. Unë mund të them, pa hezitim, që ai ka në gjak, siç e quajmë ne, ‘ADN-në e Barcelonës”, përfundoi ish kapiteni i Barcelonës. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta