‘Luftë’ me thika e sende të forta për çështje pronësie, përfundojnë në spital dy tiransit

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas.

Policia njofton se në pranga kanë rënë shtetasit:

-Eduart Dushku, 41 vjeç, banues në Tiranë.

– Skënder Osma, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi, në Sauk janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie, ku për pasojë është dëmtuar me mjet prerës në trup, shtetasi Skënder Osma, ndërsa shtetasi Eduart Dushku është dëmtuar me sende të forta në kokë.

Të dy shtetasit e dëmtuar janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Plagosje lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 89 dhe 279 i Kodit Penal. /Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta