Kolona të gjata në Merdarë e të Dheu i Bardhë, kjo është gjendja e tanishme e pritjeve (Dokument)

Mëngjesin e sotëm kolona në pikën e kalimit kufitar në Merdarë është zvogëluar dukshëm krahas ditëve të kaluara ku qytetarët kanë pritur deri në tri orë për të kaluar kufirin. Sot gjendja është më mirë dhe se qytetarët po presin maksimumi një orë në hyrje si dhe kolonat arrijnë deri në 300 metra.

Situatë e njëjtë paraqitet edhe në pike kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë. Aty qytetarët po presin prej 40 minuta deri në një orë. Ndërkohë që kolonat arrijnë deri në 200 metra, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë që situatë me e qetë raportohet të jetë tek pikat kufitare në Vërmicë, Qafë e Morinës, Prushit, si dhe te pika kufitare tek Hani i Elezit. Aty qytetarët po presin maksimumi 20 minuta në hyrje. Ndërkohë që kolonat arrijnë deri në 70 metra./GazetaExpress/

Temat
LajmeVend

Të afërta