Zyrtare: Prishtina ua vazhdon kontratat katër futbollistëve (Foto)

KF Prishtina ka vazhduar edhe për nga një vit kontratat e katër futbollistëve të saj.

Klubi më i trofeshëm kosovar po vazhdon strukturimin e skuadrës për sezonin e ri, pasi synimi kryesor është fitimi i titullit në Superligën e Kosovës.

Pas largimit të disa futbollistëve dhe afrimin e disa tjerëve, tani Prishtina ka njoftuar se ka vazhduar kontratat e katër futbollistëve, që mbajtën barrën kryesore të sezonit të kaluar.

“FC Prishtina ka vazhduar kontratën edhe me katër futbollistë. Megjithëse ofertat joshëse nga shumë kush, kapiteni Armend Dallku, mbrojtësi Debatik Curri, mesfushori Mërgim Pefqeli edhe portieri Visar Bekaj kanë ripërtërirë kontratat”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Ndryshe, Prishtina para disa ditëve ka zyrtarizuar afrimin e ish-dy futbollistëve të saj, Mentor Mazrekaj dhe Labinot Ibrahimi, ndërsa brenda javës pritet të zbarkojnë në stërvitjet e klubit.

Temat
SportVend

Të afërta