Websajti i Vetëvendosjes ofendon rëndë Ibrahim Rugovën dhe bashkëshorten e tij Fanën

Portali “ Pampress” që menaxhohet nga zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes ka ofenduar rëndë Ibrahim Rugovën dhe bashkëshorten e tij Fanën. Ky Websajt është tallur keq me këtë familje më anë të një teksti që kanë botuar orë më parë.

Ish-presidenti i Kosovës Ibrahim Rugovën dhe bashkëshortja e tij Fana janë ofenduar rëndë nga portali “Pampress”.

Në një artikull që është botuar nga ky portal, që menaxhohet nga njerëzit e Vetëvendosjes është tallur me lindjen e dy fëmijëve të Ibrahim Rugovës, Ukën e Teutën.

“M’kujtohet si sot kur ia patëm nisë asaj pune. Ne e kishim një djalë Mendimin, dhe ishim të lumtur me të. S’dojshim me pasë fëmijë të tjerë. Por, presidenti ishte pak i ngathët. I pata thanë: Ibro, nxerre ma shpejtë e derdhe jashtë. Po ai u vonu në të dyja rastet”, ka deklaruar Fana Rugova, thuhet në një pjesë të këtij teksti.

Ky Websajt në këtë artikull nuk është ndalu me kaq. Aty vazhdon të ofendohet kjo familje duke thënë :

“Presidenti Rugova ka lexu shumë. Non-stop ka lexu e ka mendu për këtë vend. “Shpesh edhe kur kemi qenë duke ndejt, i folsha e ma kthejke përgjigjen me vonesë. Edhe kur kemi ba seks, diqysh ka qenë shpesh në mendime e për ketë edhe u vonojke me nxjerrë”, ka rrëfyer gruaja e presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova – Na mungon, Fana.

Temat
LajmeVend

Të afërta