Tre qarqet që bojkotuan zgjedhjet në PD, ja pjesëmarrja deri në 18:00

Këtë të shtunë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 19:00 pasdite, anëtarësia demokrate votoi për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike, mes dy kandidatëve Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

Megjithëse orari zyrtar i përfundimit të votimit është ora 7 e pasdites, në disa qendra në vend vijon ende votimi për personat që kanë mbërritur në moment të fundit në qendrat e votimit. Siç njoftohet zyrtarisht nga zyra për mediat e PD-së, deri në orën 18:00 kanë votuar, 49.879 anëtarë, nga 103.952 anëtarë

Pas mbylljes së votimit në 68 degët e Partisë Demokratike në Shqipëri, të gjitha kutitë e votimit do t’i drejtohen Tiranës, ku do të bëhet numërimi në selinë qendrore të Partisë Demokratike.

Berati, Kukesi dhe Vlora jane tre qarqet ku anetaresia thuajse ka botuar votimin, [asi kane hedhur vote vetem (+) 1 mije nga afersisht 5 mije anetare.

Komisioni i operacioneve elektorale njofton se:

Deri në orën 18:00 në 12 qarqe është votuar si vijon:

Shkodër, votuan 3878 votues, nga 8777 anëtarë 5

Lezhë, votuan 3580 votues, nga 5820 anëtarë

Kukës, votuan 1508 votues, nga 5105 anëtarë

Dibër, votuan 2980 votues, nga 5570 anëtarë

Durrës, votuan 2767 votues, nga 7966 anëtarë 5

Tiranë, votuan 16142 votues, nga 30314 anëtarë

Elbasan, votuan 3906 votues, nga 6985 anëtarë

Korçë, votuan 4957 votues, nga 8140 anëtarë

Berat, votuan 1643 votues, nga 4877 anëtarë

Fier, votuan 4572 votues, nga 11718 anëtarë

Vlorë, votuan 1842 votues, nga 5093 anëtarë

Gjirokastër, votuan 2103 votues, nga 3587 anëtarë

/Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta