“Stjuardesat”, aktorja shqiptare zbulon projektin sekret: Topallin do ta imitojë sërish

Me shumë siguri publiku i gjerë e njeh si “Jozefina” e jo se është me të vërtetë kryetarja e Kuvendit, por sepse ajo e imiton më së miri atë.

Ashtu qysh fëmijë ajo ka ditur që të imitojë cilindo që i dilte përpara, e kjo aftësi e lindur e bëri atë një aktore shumë të njohur dhe jo vetëm. Po flasim për Rudina Dembacaj, tashmë edhe moderatore e “Mos i fol shoferit”. Dembacaj vjen në këtë intervistë të suplementit të gazetës “Shekulli” ndryshe në rrëfimin e saj. Ajo tregon se tanimë ka një tjetër projekt në dorë, i cili e shpie në skenën e teatrit. Rudina kthehet pas në kohë, por shkon dhe në të ardhmen.

Projekti juaj i fundit është “Stjuardesat”, kur do të jetë gati për publikun?

Po,është një projekt që po e dashuroj çdo ditë! Do jemi gati në shtator.

Karriera juaj nis me televizionin e skenën, ju jeni në televizion dhe keni një projekt teatral, e keni menduar ndonjëherë si mund të ishte jeta juaj pa këto?

Jeta pa këto, do ishte monotone, e mërzitshme dhe pa energji. Nuk i hyj këtyre mendimeve.

Duket sikur vera ju gjen në punë… nuk do pushoni?

Pushova një javë në qershor, dhe në gusht do jem në jug. Më mahnit ai det!

Rudinën mund ta cilësojmë më shumë një moderatore, aktore humori apo një familjare e përkushtuar?

Çdo ditë e më shumë, përforcohen të treja, edhe pse si aktore dhe familjare i kam dhënë provat! Ndërsa si moderatore, edhe pse në sezonin e parë, ishte shumë domethënëse. Faleminderit Zotit, ëndrrat më janë bërë realitet…edhe pse ëndrrat nuk mbarojnë kurrë! Jam ëndërrimtare.

A përdorni batuta të roleve tuaja në jetën e përditshme? Cilën?

Gjithmonë! Tani përdor shprehjen “unë nuk jam këtu për të ndryshuar botën” , e thote Berta personazhi që do luaj në BoeingBoeing në teatër.

Keni ndonjë rol qe mund ta keni shumë dëshirë, por ende nuk e keni luajtur?

Po,kam! Do ta luaj në vazhdim. Unë dhe besoj çdo aktor është shumë vëzhgues. Krijojmë personazhe nga e përditshmja.

Në këtë pikë të karrierës dhe jetës suaj, mund ta quani veten një femër të kompletuar apo ka ende gjëra për të cilat duhet të punoni?

Gjithmonë do kem dëshirë për t’u plotësuar. Çdo bashkëpunim të mëson gjëra të reja.

Çfarë nuk toleron Rudina?

Imponimin.

Dukeni shumë sportive, sa e dhënë jeni pas sporteve? Ju pëlqejnë?

Më pëlqen shumë, i praktikoj pak, por do përmirësohem (qesh).

Cili është sporti ekstrem që keni provuar?

Unë kam frikë dhe nga rrëshkitëset e ujit, por besoj se me rritjen e vajzës do më duhet t’i provoj të gjitha.

Ju ndodh të shihni ëndrra, mund të kujtoni ndonjë të frikshme apo të bukur?

Ëndrrat në shtatzani, s’merrja vesh asgjë! Turbullira të papara.

Besoni se ëndrrat janë paralajmëruese?

Jo,fare.

Meqë jemi tek e ëndrrat, dua të shkojmë pas në kohë në fëmijërinë tënde… si e kujton? Si keni qenë fëmijë?

Kam qenë shumë fëmijë i qetë. Por shumë vëzhguese, imitoja çdo njeri që takoja.

Rudina fëmijë a i ëndërronte këto që Rudina bën sot?

Po. Humori është dashuri që në fëmijëri.

Të ndalemi tek Rudina amvisë…. sa e dhënë jeni në këtë fushë?

Shumë, më pëlqen shumë të gatuaj. Ftojmë shpesh njerëz për darkë.

Cila është pjata juaj e preferuar?

Pëlqej çdo gjë të gatuar mire.

Gjithmonë gatuani ju apo dhe ndonjëherë bashkëshorti për ju?

Na pëlqen të eksperimentojmë bashkë në kuzhine.

Çdo të thotë për ju të jetosh?

Të shijosh lumturitë e vogla, me ato që na ka dhuruar Zoti.

Cili është raporti juaj me Jozefina Topallin? A do e imitoni në vazhdim?

Kam shume respekt për Znj.Topalli. Ajo është figurë e rëndësishme e politikës, edhe pse jashtë Kuvendit, patjetër që do e kem rastin ta imitoj përsëri.

Temat
Showbiz

Të afërta