Mercedes AMG GLE 63 i ri spiunohet gjatë testimit (Foto)

Gjenerata e ardhshme e Mercedesit SUV sportiv, AMG GLE 63 është spiunuar gjatë testimit.

Mercedes është i vendosur që ta ndryshojë versionin e tanishëm të GLE, i cili ende është i bazuar në M-Class, ndërsa tani për 2018-ën do të jetë model krejtësisht i ri.

Më shumë detaje për të nuk dihen, pasi është shumë mirë i kamufluar.

Gjenerata e ardhshme e modeleve AMG, ka motorin 4.0 litërsh biturbo V8, kështu që edhe ky model pritet ta ketë këtë motor, i cili si model standard prodhon 500 kuaj fuqi, ndërsa më i fuqishmi ka 600 kuaj fuqi.

Temat
Teknologji

Të afërta