I krishteri vret vajzën me thikë sepse po dilte me një mysliman

Një burrë në Izrael po akuzohet se ka vrarë vajzën e tij, thonë autoritetet atje, sepse nuk e aprovoi marrëdhënien e saj me një djalë mysliman.

Autoritetet thonë se Sami Karra, 58 vjeç, vrau vajzën në shtëpinë e tyre në qytetin e Ramle në qendër të Izraelit, një ditë pasi diplomoi nga shkolla e mesme.

Vajza 17 vjeçe, Henirette Karra, ishte në marrëdhënie me një djalë mysliman, kundër vullnetit të prindërve të saj, thuhet sipas një padie kriminale të ngritur këtë javë në një gjykatë në Izrael, shkruan CNN.

Në fund të majit, Henirette braktisi shtëpinë e familjes së saj pas kërcënimeve dhe abuzimit nga prindërit e saj, thotë padia.

Ajo qëndroi me nënën e të dashurit të saj për disa kohë. Familja e Henirette tentoi që ta kthente atë prapa në shtëpi – duke kërcënuar atë dhe nënën e të dashurit të saj për ta kthyer atë në shtëpi.

Nëna e të dashurit, që nuk u identifikua në padi, thirri policinë për të intervenuar. Por adoleshentja refuzoi ndihmën e policisë dhe refuzoi të kthehej në shtëpi.

Muajin tjetër, përderisa Henirette ishte në shtëpinë e një shoqe, babai i saj erdhi në shtëpi dhe filloi ta kërcënojë atë dhe ta rrahë.

“Jam gati të shkoj tërë jetën në burg, nuk brengosem”, thuhet se i bërtiti babai vajzës së saj, ndërsa po e godiste, transmeton Gazeta Express.

Pasi u takua me një punonjës social, Henirette u kthye në shtëpi dy ditë më vonë. Ajo e festoi diplomimin nga shkolla e mesme në një party më 12 qershor.

Por të nesërmen në mëngjes, ajo shkoi në një postë për t’ia dërguar 100 dollarë të dashurit të saj. Ai ishte në burg për një akuzë të paspecifikuar dhe ishte caktuar të lëshohej në fund të javës.

Kur ajo u kthye në shtëpi, Henirette i tha një anëtari të familjes se ishte gati të konvertohej në Islam. Anëtari i familjes i tregoi babait të saj.

Sapo dëgjoi këtë, thuhet sipas padisë, babai shkoi në shtëpi, mori një thikë dhe e theri vajzën e tij tri herë, duke e vrarë.

Karra u arrestua më vonë atë ditë.

Temat
BotëLajme

Të afërta