​Montella e konfirmon largimin e madh nga Milan

Vincenzo Montella e ka konfirmuar se Carlos Bacca do të largohet gjatë kësaj vere

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka treguar arsyen e mos aktivizimit të sulmuesit Carlos Bacca në fitoren 4:0 ndaj Bayern Munich.

Ai tha se Bacca nuk do të luajë as ndeshjen e ardhshme, shkaku i transferimit të tij.

“Bacca nuk luajti sot, sepse nuk do të luajë as të enjten”, tha fillimisht Montella gjatë konferencës për media.

Këtë e kemi bërë në harmoni me lojtarin dhe është e qartë se kjo është për shkak të transferimit të tij”.

Bacca në ditët e ardhshme pritet të kompletojë transferimin e tij të skuadra franceze, Marseille. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta