Tërmeti, turistët kalojnë natën në rrugë (Foto)

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6,7 të shkallës Righter i cili tmerroi të gjithë Mesdheun, ka bërë që të gjithë turistët që ishin në Turqi apo në ishujt grekë, të kalojnë natën në rrugë pasi vetëm aty mund të ndiheshin të sigurt, ata kanë marrë dyshekët e hoteleve dhe janë shtrirë në rrugë.

Sipas Daily Mail, turistët anglezë, gjermanë, holandezë dhe rusë janë më të shumtit që zgjedhin të pushojnë në këta ishuj gjatë kësaj periudhe.

E ndërsa nga raportimet deri më tani nga tërmeti kanë ndërruar jetë dy persona dhe janë 120 të plagosur, ndërkohë kërkimet në rrënoja vazhdojnë.

Temat
BotëLajme

Të afërta