Plagoset me armë zjarri në Tiranë aktori shqiptar (EMRI)

Nje i ri 28-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme, pasi u qëllua me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”.
Por ai nuk ka dashur te jape identitetin e sakte duke i dhene Policise dy emra te rreme.

Raportohet se kur është pyetur për emrin në momentin e parë që ka mbërritur në urgjencën e Spitalit të Traumës, i plagosuri ka dhënë një emër të rremë, duke thënë se quhej Nishe Prendi. Burime nga Policia thanë se i plagosuri ka paraqitur me pas nje karte identiteti me emrin Edison Delia, e cila rezultoi se ishte false.

Panorama ka zbuluar sot se i plagosur eshte Mishel Manoku, aktori shqiptar, i cili ka luajtur ne filmin “Saimir”, si djali i Xhevdet Ferrit.

Mwsohet se e shkuara e tij mund te jete pista kryesore e atentatit

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:10, në rrugën “4 Dëshmorët”, ku kalimtarët gjetën të gjakosur të riun dhe menjëherë lajmëruan Policinë.

Dëshmitarët kanë denoncuar në polici se kanë dëgjuar 7 të shtëna arme zjarri dhe më pas kanë gjetur të plagosur një person, i cili ndodhej i shtrirë në krah të një automjeti të parkuar.

Burimet thanë se fillimisht u dyshua për një atentat të mundshëm. Ndërsa i plagosuri u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Sipas mjekëve, i riu ka dy plagë armë zjarri dhe i është nënshtruar një operacioni. Paraprakisht ai është jashtë rrezikut për jetën.

Informacioni paraprak nga Policia:

Më datë 20.07.2017, rreth orës 21:11, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për të shtëna me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në rrugën “4 Dëshmorët”, është gjendur një shtetas i shtrirë dhe i gjakosur i cili është transportuar në spitalin “Ushtarak”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.

Janë ngrit pika kontrolli në hyrje dalje të zonës dhe vazhdon krehja e territorit.

Grupi hetimor po vazhdon punën për saktësimin e gjeneraliteteve të të plagosurit dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Temat
LajmeRajon

Të afërta