Maserati ka vendosur të shtyjë sërish lansimin e gjeneratës së ardhshme GranTurismo, këtë herë për vitin 2020.
Edhe pse ishte premtuar nga kompania se ky automobil do të prezantohet vitin e ardhshëm, “CarMagazine” raporton se gjërat kanë ndryshuar.
Inxhinierët e kompanisë italiane kanë vendosur të sjellin gjeneratën e re në një strukturë tërësisht të re.
Tani pritet që Maseratit e rinj të jenë më të lehtë dhe më agresiv.
Gjenerata e re GranTurismo do të ketë marsh automatik me tetë shpejtësi.
Temat
Teknologji