Juventus bën ofertë për yllin e Liverpoolit

Drejtuesit e Juventusit janë shumë aktiv në javën e fundit sa u përket transferimeve të lojtarëve

Kampioni i Serie A, Juventusi dëshiron të përforcojë mesfushën duke transferuar Emre Canin nga Liverpooli, shkruan Gianluca Di Marzio.

Kontrata e përfaqësuesit të Gjermanisë skadon në fund të sezonit, dhe Juventusi dëshiron ta shfrytëzojë këtë situatë.

Kampioni italian ka gati 25 milionë euro për transferimin e gjermanit, mirëpo Liverpooli nuk pritet të pranojë këtë ofertë, pasi Can është në planet e Jurgen Kloppit.

Kampioni i Italisë deri më tani ka transferuar Wojciech Szczęsny (Arsenal), Douglas Costa (Bayern Munich), Rodrigo Bentancur (Boca Juniors) Mattia De Sciglio (Milan) dhe është shumë afër Federico Bernardeschit (Fiorentina). /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta