Ja ç’ndodh në PD teksa kritikët bëjnë lëvizjen e fundit kundër Bashës

Ndërsa kritikë të Lulzim Bashës janë duke mbajtur një takim për të vënë në dukje situatën brenda PD-së që sipas tyre e ka rrënuar partinë, përgatitjet për zgjedhjet e nesërmes për kreun e PD-së janë drejt fundit.

Komisioni i Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike njofton se ka përfunduar procesi i shpërndarjes dhe marrjes në dorëzim të materialeve zgjedhore në 73 komisionet e ngritura në gjithë vendin, për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

“Materialet zgjedhore janë marrë në dorëzim nga përfaqësuesit e kandidatëve dhe drejtuesve të komisioneve. Gjithçka është gati për procesin e votimit që nis nesër në orën 8 dhe mbyllet në orën 19.00”, thuhet në një takim zyrtar të Komisionit Elektoral në PD.

/Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta