KOK-u prezanton sportistët që shkojnë në Festivalin Olimpik Evropian (Foto)

Komiteti Olimpik i Kosovës ka prezantuar 14 sportistët që do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj, i cili do të mbahet në Gyor të Hungarisë.

Sportistët që marrin pjesë:

Atletika: Gentiana Peci (disiplina: 3000 metra), Valentina Kelmendi (800m), Alaudin Suma (hedhje e diskut) dhe Arian Smajli (3000 metra).

Nga noti janë: Ardit Hysejni (50m shpinë), Dion Kadriu (100m krol), Dren Ukimeraj (50m krol) dhe Muhamed Rushiti (50m delfin).

Nga xhudo: Laura Fazliu, Arbër Kullashi, Selim Berisha e Shpati Zekaj dhe nga tenisi: Blearta Ukëhaxhaj dhe Diell Mehmei.

Temat
SportVend

Të afërta