Koncert live në “Skënderbej”, ja këngëtarët që do ngjiten në skenë

Tre zëra potent të muzikës shqiptare do të ngjiten sot në orën 19:30 në skenën e improvizuar të Sheshit “Skënderbej”

Silva Gunbardhi, Irma Libohova dhe Çiljeta do të ndezin sheshin si kurrë më parë duke dhuruar emocione të shumta.

Qytetarë të të gjitha grupmoshave priten që të mbushin sot pasdite sheshin “Skënderbej” për të dëgjuar hitet e tre këngëtareve më të mira të muzikës së lehtë dhe asaj tradicionale shqiptare.

Spektakli duket i garantuar për qytetarët e Tiranës të cilët do të kenë mundësi ta shijojnë Sheshin “Skënderbej”, jo vetëm si një hapësirë fizike, por edhe si hapësirë kulturore.

Temat
Showbiz

Të afërta