Era Istrefi ia merr grimerin shqiptar Kim Kardashianit? (Foto)

Era Istrefi duket se ka vendosur të bëjë një ndryshim sa i përket dukjes së saj.

Ajo ka ndryshuar pak stafin që përkujdeset për të dhe dukjen e saj.

Kësaj radhe ajo ka vendosur të bashkëpunojë me Marion, make up artistin shqiptar të Kim Kardashian.

Ajo e takoi atë gjatë ditës dhe nuk dihet forma e bashkëpunimit të tyre, shkruan Telegrafi.

Mbetet të shihet si do të reagojë Kim Kardashian pas këtij takimi të Erës me make up artistin e saj.

Era Istrefi ndryshe nuk po ndalet me sukseset e saj në nivelin ndërkombëtar.

Vetëm një ditë më parë “BonBon” regjistroi 400 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta