Demokratët lihen në baltë nga numëruesit, reagon Pandeli Majko

Numruesit e e KZAZ-së nr. 35 që përkon me njësinë nr.5 në Tiranë kanë lënë në mes procesin e numërimit.

I pranishëm ka qenë Pandeli Majko i cili ka zbutur suituatën duke pohuar se nuk ka asgjë politike.

‘Nuk ka problem, njerezit janë të lodhur dhe duhen mirëkuptuar. Shpresoj që do të zgjidhen shpejt. Ne socilaistët e dimë që njësia 5 i ka këto probleme. ‘ – tha Majko per Report tv.

Ne kete qender numerimi, ne shkollen “Vasil Shanto” ne Tirane, i pranishem ishte dhe kandidati i PD-se per deputet, Halim Kosova, i cili njejte si deputeti socialist u shpreh se situata do te normalizohet me rikthimin e numeruesve.

/Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta