Këto janë çiftet në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave (Foto)

Portugalia do të përballet me Kilin, derisa Gjermania me Meksikën në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave.

Gjermania dhe Kili janë skuadrat e fundit që kanë siguruar biletat për gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave.

Gjermania e mposhti 3:1 Kamerunin, derisa Kili preu biletën për gjysmëfinale pas barazimit 1:1 me Australinë, duke përfunduar e dyta në grup me pesë pikë, dy më pak se kampionët e botës.

Në gjysmëfinale do të përballen, lideri i Grupit A, Portugalia, me të dytin e Grupit B, Kilin, derisa lideri i Grupit B, Gjermania, përballet me të dytin e Grupit A, Meksikën. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta