Inskenuan blerje votash në Korçë, LSI ‘masakron’ me akuza Arben Skëndon

Emri i ish drejtorit të SHKB-së, Arben Skëndo është denoncuar nga LSI në Korçë se ka inskenuar blerje votash nga ana e këtij subjekti politik.

Duke dënuar ashpër këtë gjest, kreu i listes se Korces, Edmond Panariti publikon të dhëna për lidhjen e Skëndos me Partinë Socialiste, që nga emërimi i bërë nga Saimir Tahiri e tashmë tani nga Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama.

Denoncimi

Denoncojme inskenimin e bere nga super militanti i PS, Arben Skendo me detyre drejtori I policise Korçë, dhe ish Drejtori i ShKB i emëruar nga Sajmir Tahiri 2013-mars 2017. si dhe nga zvdrejtori I policisë I cili kaloi nga SHKb ne zvdrejtor I policise korce dhe emeruar personalisht nga Fatmir Xhafa si njohje familjare e tij.

Arben Skendo ky komisioner i PS qe si shpërblim mori Drejtimin e ShkB dhe ne mars 2017 drejtimin e policise Korçë, i eshte kerkuar me ngulm nga miku i tij Edi Rama qe te bente me patjetër nje kurban nga LSI Korçë. Për këtë arsye jo me larg se dje ka mbledhur oficeret e krimit ekonomik dhe ika thene qe kemi te dhëna se komisionarë te LSI dhe simpatizantë te saj po blejnë vota. Kështu qe me patjetër ju duhet te bëni detyrën.

Temat
Rajon

Të afërta