Edhe zyrtarisht ky është qeni më i shëmtuar në botë (Foto)

Qeni i rojës, Martha, e ka fituar garën e sivjetshme të Qenit më të Shëmtuar në Botë.

Kjo ngjarje vjetore për ta gjetur qenin më të pahijshëm në botë mbahet në panairin “Sonoma-Marin” në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, transmeton Express.

Qeni i rojës me origjinë napolitane i mundi 12 qen të tjerë për ta fituar çmimin prej 1.500 dollarë.

Për më tepër, ky qen e ka fituar edhe një udhëtim për në Nju Jork./Express/

Temat
Fun

Të afërta