“Do kesh probleme pas zgjedhjeve!” Kërkohen dy kërcënuesit

Dy persona u shpallën në kërkim nga policia, pasi ndaj tyre është bërë një kallëzim në komisariatin e Kavajës.

24-vjeçari T.P ka deklaruar se tek Nënstacioni elektrike në lagjen numër 2 n2 Kavajë, pranë tij ka ndaluar një automjet ku kanë zbritur A.S 59 vjeç dehe B.Xh 30 vjeç.

Sipas kallëzimit, 30-vjeçari e ka qëlluar dhe kërcënuar se mbas zgjedhjeve do të ketë probleme.

Policia ka shpallur në kërkim dy personat e denoncuar, ndërsa materialet procedurale ja ka dërguar për veprime të mëtejshme Prokurorisë, për veprën penale “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve ne zgjedhje”.

/Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta