Policia e Shtetit në fushatë për PS? Vjen denoncimi i parë: Ja ç’po ndodh në Shkodër (Foto)

Ka kaluar rreth një javë nga thirrja e kryeministri Rama për punonjësit e policisë, që pas pune ata të lënë kapelen e efektivit dhe të shkojnë për të mbledhur vota për PS-në.

Por pavarësisht se Rama kërkoi falje publike të nesërmen, mesa duket disa efektivë policie kanë mbajtur mend thirrjen e tij.

Një rast e ka denoncuar në rrjetin e tij social ish kryeministrit Sali Berisha, i cili ka postuar disa foto të sjella nga qytetari digjital.

Në to shfaqet, sipas denoncimit, një efektiv policie, i cili është duke bërë fushatë elektorale për Partinë Socialiste.

Kujtojmë këtu se LSI ka kallëzuar në prokurori Kryeministrin në lidhje me thirrjen e tij për policinë e shtetit.

Temat
LajmeRajon

Të afërta