Mourinho flet për Griezmannin nga Monaco

Jose Mourinho ka kërkuar nga gazetarët që të pyesin presidentin e klubit nëse Antoine Griezmann do të transferohet gjatë verës në “Old Trafford”.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, gjatë ditës së sotme ishte i pranishëm në Monaco për të përcjellë nga afër garën e Formula 1.

Me këtë rast, gazetarët pyetën atë nëse “Djajtë e Kuq” do ta transferojnë gjatë verës sulmuesin e Atltico Madridit, Antoine Griezmann.

Portugezi nuk e di nëse Griezmann do të transferohet në “Old Trafford”, ai ka thënë se për këtë duhet ta pyesin numrin një të klubit, Ed Woodward.

“Nuk kam ide nëse Antoine Griezmann do të vij në United. Pyeteni Ed Woodwardin. Ai e di që nga marsi çfarë dua, kë e dua dhe sa shumë e dua”, deklaroi Mourinho për Sky Sports në Monaco, i cili shikoi nga afër Formula 1.

“Tani është koha që ai të punoj. Ai duhet të punoj sepse ai ka pushime në gusht, derisa në gusht unë punoj”, shtoi portugezi.

“Kemi pasur një sezon madhështor do të thosha pasi që jemi kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe kemi fituar tre trofe, kështu që tani vetëm dua të pushoj me shokët, familjen dhe t’i shijoj sportet tjera që i dua”, u shpreh më tej Mou.

Temat
BotëSport

Të afërta