Kjo ndodh kur një ekip me Ronaldo luajnë kundër një ekipi me Ronaldihno në PES

Cristiano Ronaldo dhe Ronaldinho janë dy futbollistët më të mirë të kohës. Por kur është fjala tek PES, kush është më i mirë?

Kanali ‘WorldOfPES’ në YouTube vendosi të zbulojë këtë duke krijuar dy ekipe – një ekip të tërë me Ronaldo, dhe një tjetër me Ronaldihno.

Dhe çfarë ndodhi? Pasi të dyja ekipet ishin të krijuara me lojtarë që kanë aftësi të mëdha në sulm, u deshën 15 minuta që goli i parë të arrinte, transmeton Gazeta Express.

Ata që shënuan të parët ishin Ronaldot – me golat që vazhduan të hynin në portë kundër Ronaldihnove derisa loja përfundoi 4-2. Kështu, kur është fjala për PES, duket se Ronaldo është më i fortë.

Tani shikojeni videon e pabesueshme më poshtë:

Temat
Sport

Të afërta