​Messi i mërzitur me Barcelonën: Pse nuk e transferuat Silvan (Foto)

Leo Messi ka dashur që Barcelona të transferojë mesfushorin e Monacos, Bernardo Silva, i cili dje nënshkroi me Manchester Cityn
Ylli i Barcelonës, Leo Messi është i mërzitur me drejtuesit e Barcelonës, të cilët dështuan të transferojnë mesfushorin Bernardo Silva.

Portugezi dje për 50 milionë euro u transferua nga Monaco në Manchester City, duke qenë përforcimi i parë i Pep Guardiolas.

Sipas Don Balon, kjo ka acaruar Messin, i cili ka dashur që Silva të transferohej në Camp Nou.

Silva këtë edicion ka luajtur në 58 ndeshje për Monacon, duke shënuar 11 gola dhe dhuruar 12 asistime.

Temat
BotëSport

Të afërta