Papa e pyet Melanien se çka i jep Trumpit për të ngrënë, ja përgjigjia e saj

Një bashkëbisedim i shkurtër mes Zonjës së Parë, Melania Trump dhe Papa Françeskut, po bën xhiron në rrjetet sociale.

Melania dhe Ivanka Trump po shoqërojnë presidentin amerikan, Donald Trump, në turin e tij të parë ndërkombëtar. Pas Izraelit, ata u ndalën në Vatikan ku takuan Papa Françeskun.

Në një moment gjatë takimit, Papa i drejtohet Melanisë duke e pyetur: “Çfarë i jep për të ngrënë Trump, Putizaa?

Melania, pasi dëgjoi përkthimin, i përgjigjet e surprizuar: “Pizza?”

Në fakt, Papa e kishte fjalën për Putizaa, që është një lloj ëmbëlsire tradicionale sllovene meqenëse Melania ka origjinë nga Sllovenia.

Pasi e kaluan këtë situatë me të qeshura, Papa e bekoi.

Temat
Fun

Të afërta