A do të aderonte Matoshi në AAK sikur të dinte për koalicionin PDK- AAK-Nisma?

Sot kandidat për përfaqësues në Kuvendin e Kosovës në radhët e AAK-së, Halil Matoshi thotë se nuk ka pasur mundësi kohore që të marrë pjesë në matematikat dhe analizat që janë bërë deri në koalicionin parazgjedhor.

Ai thotë se aderimin e tij e kishte bërë në kohën kur Aleanca ende ishte opozitë.Mirëpo, i pyetur nëse do të kthehej pas po ta dinte se lideri i AAK-së-, Ramush Haradinaj do të bënte një bllok politik me PDK-në, ai thotë se në histori nuk ka “çka nëse”.

“Në histori nuk ekziston çka nëse apo çka sikur sepse ai është fakt i kryer dhe unë nuk dua të kthehem prapa për asnjë minutë dhe nuk dua të vajtoj”, theksoi Matoshi.Matoshi për Rubikon të KTV-së thotë se ka qenë i vetëdijshëm se të veshësh uniformën e politikës nuk të ofron lirinë e shprehjes pa disa korniza.“Unë po besoj që Haradinaj aq shumë është sprovuar dhe sfiduar saqë e di se çka duhet hequr nga politika kosovare”, ka thënë Matoshi.

Temat
LajmeVend

Të afërta