Rrihen me kamxhik 2 homoseksualë, turma i xhiron duke duartrokitur dhe brohoritur (Video)

Policia fetare në Indonezi i ka rrahur me kamxhik dy burra homoseksualë për shkak se kishin kryer marrëdhënie seksuale. Persona me maska të zeza i kanë goditur nga 82 herë me kamxhik secilin prej dy burrave teksa qindra persona e shikonin ndëshkimin e urdhëruar nga gjykata islamike.

Turma e mbledhur jashtë xhamisë në qytetin Banda Aceh, i cili është kryeqytet i provincës konservatore Aceh, ka brohoritur dhe duartrokitur derisa burra të maskuar e godisnin me radhë dyshen në një podium të ngritur mbi tokë, transmeton Express.

Dy burrat qëndronin të qetë, me koka të ulura poshtë, derisa spektatorët i fyenin ata.

Ndëshkimi, i dënuar nga grupet për të drejtat e njeriut, shënoi zbatimin e parë të ligjit anti-homoseksual të miratuara në këtë provincë në vitin 2014.

Deri në 1.000 njerëz, shumica duke xhiruar në telefonat e tyre të mençur, shikuan teksa dy burrat u ndëshkuan me nga 82 goditje me kamxhik.

Një pjesë e turmës mbante në duar pankarta kundër prezencës së komunitetit të lisbikeve, homouseksualëve, biseksualëve dhe trangjinorëve (LGBT)./Express/

Për ta parë videon klikoni në linkun në vazhdim: LINKU

http://www.bbc.com/news/av/world-south-asia-40016266/gay-couple-publicly-caned-under-indonesian-region-s-sharia-law

Temat
BotëLajme

Të afërta