Kur aktori i famshëm i “James Bond” i tregonte botës se çfarë po u bënte Millosheviq kosovarëve (Foto)

Ish ylli i serisë së filmave “James Bond”, aktori Sir Roger Moore, i cili vdiq sot, i kishte vizituar kampet e refugjatëve kosovarë në Maqedoni në vitin 1999, ku kishte ndarë lodra për fëmijët kosovarë.
Më 13 maj 1999, Moore e vizitoi kampin II të refugjatëve “Stenkovec” dhe shkollën e këtij kampi të udhëhequr nga UNICEF, i cili në atë kohë po tentonte t’i akomodonte më shumë se 1.000 fëmijë kosovarë, transmeton Express.

Vizita e tij kishte ardhur si ambasador i vullnetit të mirë i UNICEF-it, në përpjekje për të mbledhur para për t’i ndihmuar refugjatët.

“Mund të dalim dhe të flasim për atë që e shohim. Mund të flasim me njerëz në mënyrë që të sigurojmë para,” kishte thënë ai.

“Maqedonia është duke tentuar që të t’iu bëjë ballë një çerek milioni refugjatësh nga Kosova. Millosheviqi është duke i larguar ata [kosovarët] nga shtëpitë e veta; duke ua marrë identitetin dhe duke i detyruar të ikin në vendet fqinje,” kishte thënë Moore në atë kohë./Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta