Ikonat e muzikës turke ia vjedhin këngën Dhurata Dorës (Video)

Kënga ‘AYO’ nga Dhurata Dora jo vetëm që ka pasur sukses në vendin tonë por ka filluar të dëgjohet edhe në vendet e tjera.
Saktësisht dy këngëtarë turq kanë publikuar sot të njejtin version në gjuhën e tyre, shkruan lajmi.net‘Yüzyılın Aşkı’ mban titullin kënga e interpretuar nga Sinan Akçıl feat. Serdar Ortaç ndërsa menjëherë vërehet se është identike me këngën e Dhurata Dorës.

Sinan Akçil është autori i shumë këngëve të famshme si: Tabi tabi, Biri Bana Gelsin, Sartir, këngë në të cilat ai ka mbledhur hiç më pak se afër 100 milionë klikime.

Në anën tjetër, Serdar Ortaç është autor i këngëve si Balim, Giybet, Yardan të cilat kanë mbledhur gjithmonë më shumë se 50 milionë klikime në Youtube.

Temat
Showbiz

Të afërta