Identifikohet autori i sulmit të përgjakshëm në Mançester

Autori i atentatit kamikaz në Mançester që shkaktoi të paktën 22 të vdekur, mes të cilëve dhe fëmijë, në përfundim të një koncerti, u identifikua sot nën emrin e Salman Abedi, 22 vjeç, njoftoi policia.

“Mund të konfirmoj se personi i dyshuar për kryerjen e sulmit natën e kaluar u identifikua me emrin e Salman Abedi”, konfirmoi komisari i policisë, Ian Hopkins në një deklaratë shtypi.

Të paktën 22 persona, shumica të rinj dhe të reja humbën jetën dhe 59 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në ‘Manchester Arena’, përcjell Atsh.

“Shpërthimi ndodhi menjëhere pas përfundimit të një koncerti të këngëtares amerikane, Ariana Grande”, njoftoi policia e Mançesterit./ /ec/ a.jor.

Temat
BotëLajme

Të afërta