​Simeone kërkon yllin e Interit

Atletico Madrid e dëshiron mesfushorin argjentinas të Interit, Ever Banega
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone dëshiron të përforcojë mesfushën për edicionin e ardhshëm.

Sipas Tuttomercatoweb, Atletico e dëshiron argjentinasin e Interit, Ever Banega, i cili më herë ka luajtur në La Liga me Valencian dhe Sevillan.

Banega është i zhgënjyer që skuadra e tij nuk do të luaj në Evropë edicionin e ardhshëm dhe preferon kthimin në La Liga.

Temat
BotëSport

Të afërta