​7 bastet e çmendura të Barton, nuk ia kishte qëlluar asnjërës (Foto)

Mesfushori i Burnleyt, Joey Barton është dënuar me 18 muaj moslojë, pasi ka pranuar akuzën e Federatës së Anglisë për bastvënie.
Barton prej vitit 20014 ka pranuar se ka vanë më shumë se 15.000 baste, ku disa prej tyre nuk ia kishte qëlluar fare.

Më poshtë keni shtatë më interesantet:

1. 3 funte kishte vendosur se do të shënonte në ndeshjen Manchester City – Fulham- Barton nuk shënoi dhe City u mposht 2:1

2. 5 funte kishte vendosur në të njëjtë ndeshje ndaj Fulhamit se, gol do të shënonte sulmuesi Samaras – Greku nuk shënoi në këtë ndeshje

3. 600 funte kishte vendosur në të njëjtën ndeshje se City do të fitonte ndaj Fulham – City u mposht 2:1

4. 497.50 funte kishte vendosur se skuadra e tij do të mposhte Stevenage në janar të vitit 2011 – Barton luajti nga fillimi, por skuadra e tij humbi 3:1 në FA Cup

5. 250 funte kishte vendosur se Newcastle do të fitonte në dy pjesët ndaj Stevenage – Ata humben 3:1

6. 300 funte kishte vendosur se Manchester United do të mposhte Newcastle në gusht të vitit 2008 – Barton nuk luajti në këtë ndeshje, e cila përfundoi baras 1:1

7. 500 funte kishte vendosur se Chelsea do të mposhte Newcastlen në nëtor të vitit 2010 – Barton nuk luajti në atë ndeshje, ndërsa skuadra e tij e ndali Chelsean në barazim 1:1.

Temat
BotëSport

Të afërta