Fake news, “made in Kosova”!

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

1.Në një shoqëri që është në proces të (vetë)kërkimit të identitetit të vetë të natyrshëm social, kulturor, politik, ekonomik, etj. siç është kjo e jona, është e kuptueshme që të ketë ad hoc; pranime, refuzime, ballafaqime, përjashtime, e kontestime të vlerave tona e të huaja, të cilat do thoja, thellësisht e cënojnë terezinë identitare të shqiptarëve të Kosovës dhe atyre në Shqipëri.

2.Në një hulumtim empirik të sponsorizuar nga ndërkombëtarët, kam parë për së afërmi se trendi i rikthimit të të rinjve kosovar kah identiteti ynê shekullor, është tejet evident dhe shumë i “prekshëm” me briskun e mprehur sociologjik!

3.Ndërkaq, paragjykimet dhe stereotipet e disa; gazetareve dhe medieve mercenare, s’bashku me disa matrapaz vendas – kujtoj që do mbesin vetëm kalimtare, dhe një kujtim i hidhur për; joprofesionalizmin dhe papërgjegjësinë sociologjike!

Ose, si do shtonim sot; një fake news!

Temat
Opinione

Të afërta