Kujdes ndaj terrorizmit…”gjatë Pashkëve në Kosovë”!

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

1. “Terrorizmi, nuk ka as komb, as shtet, as… e as fe…! Koha në të cilën po jetojmë ne, shquhet si “kohë” e rrezikut (Risikogesellschaft) të shkallës së lartë!” – thotë sociologu i madh gjerman, Ulrich Beck (në Risk Society)
Kurse, unë them që dilema kryesore rreth kësaj teme, mbetet nëse duhet aq furishëm ta kundërshtojmë këtë të keqe (që po globalizohet!) apo, duhet të mësohemi, si të bashkëjetojmë, me të? Në rastin e kërcënimit” terrorist në Kosovë problemi qëndron në atë, nëse vërtetë jemi të kërcënuar nga ky fenomen global, apo kemi të bëjmë vetëm me një “blof” mediatik që ka për qëllim konsumin e brendshëm parazgjedhor!?

2. Nëse, na del që e gjithë kjo frikë nga “terrorizmi…për festat e Pashkëve” në Kosovë, na ishte vetëm një farsë e radhës, e lëshuar qëllimshëm nga ana e disa oligarkëve tanë politik, për qëllime të caktuara strategjike politike: pra: ruajtjen e rejtingut të nëpërkëmbur dhe tentimngritjes së po këtij rejtingu, përmes “zbulimit të kërcënimit” (që i bëhet sigurisë dhe stabilitetit te Kosovës) nga ana e shërbimeve inteligjente, pra, “shpëtimtarëve”(alias oligarkëve!) të” shtetësisë, demokracisë dhe sovranitetit të Kosovës”(?!), atëherë, neve qytetarëve të rëndomtë në shenjë dënimi s’na mbetet gjë tjetër vetëm: revoltimi qytetar dhe bojkotimi i zgjedhjeve në horizont!

3. Por, nëse na del që e gjithë kjo frikë nga “terrorizmi…për Pashkët” ishte e vërtetë dhe sigurt, pra, evidente me gjithë shkallaren e rrezikshmërisë së sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës, dhe sigurisë e lirisë së institucioneve, pastaj neve qytetarëve, e sidomos komuniteteve minoritare, dhe shoqërisë civile, magnatëve mediatik, etj. (por, jo edhe kufijve, sepse ato i mbron KFO-ri!) duhet padyshim, t’u falënderohemi publikisht: institucioneve ndërkombëtare, e atyre lokale për: shkathtësinë, profesionalizimin, dhe gjithsesi patriotizmin e dëshmuar në rastin e një kërcënimi kaq serioz! Ndryshe, fjalët e kryeministrit se këto “grupe nga jashtë planifikonin akte kundër disa liderëve institucionalë dhe politikë të Kosovës”…del përveç si infantile edhe shume qesharake, e për te mos thënë edhe krejt debile!

Temat
Opinione

Të afërta