Qeveria e Meksikës prodhon ulëse penis për metro (Video)

Qeveria meksikane ka vendosur të përcjellë në një mënyrë disi të pazakontë mesazhin sensibilizues kundër dhunës seksuale ndaj grave.

Në metronë e kryeqytetit, disa prej ndenjëseve janë dizenjuar në formën anatomike të trupit të një mashkulli, ndërsa në fund është vendosur edhe një organ gjenital artificial.

Ndenjësja madje shoqërohet edhe me shënimin se ajo është ekskluzivisht e dizenjuar për meshkujt, ndërsa disa prej tyre ulen në të pa e vënë re fillimisht, ndërsa përfundojnë duke u hedhur nga frika dhe befasia.

Sipas statistikave, nëntë nga dhjetë gra në Meksikë bien pre e sulmeve, apo abuzimeve seksuale, ndonëse pjesa më e madhe tyre nuk i raportojnë këto incidente tek autoritetet. Kjo, pasi pjesa më e madhe e punonjësve të policisë janë meshkuj.

Temat
Fun

Të afërta