Policia britanike dhe të rinjtë myslimanë kapen dorë për dore për ta shënuar sulmin në Londër

Oficerët e policisë britanike do të kapen dorë për dore me anëtarët e një grupi të rinjsh myslimanë mbi urën e Londrës, për të shënuar sulmin e javës së kaluar jashtë Parlamentit, ku u vranë katër persona.

Federata e Policisë Metropolitane thotë se qëllimi është që të kapen duart përgjatë Urës Westminster nga jugu në veri në momentin kur sulmi ndodhi në orën 2.40 pasdite më 22 mars, transmeton Express.

Shoqata e të Rinjve Myslimane “Ahmadiyya” ka thënë se anëtarët e saj planifikojnë të veshin fanellë me mbishkrimin “Unë jam mysliman, më pyet çfarëdo”.

Shprehja e solidaritetit shënon momentin kur Khalid Masood i shkeli këmbësorët në urë, duke i vrarë tre prej tyre.

Më pas ai e theri me thikë për vdekje një oficer të policisë në oborrin e Parlamentit.

Policia ka thënë se nuk ka prova që Masood kishte lidhje të drejtpërdrejta me ISIS-in apo al-Qaeda.

Temat
BotëLajme

Të afërta